Cult

Filmi “Oppenheimer” ende nuk është shfaqur në Japoni

03/14/2024 13:54
nga:N K

Filmi “Oppenheimer” përshkruan garën për të zhvilluar bombën atomike që shkatërroi qytetin e Hiroshimës 78 vjet më parë.

Japonia është i vetmi vend që ka pësuar një bombardim bërthamor amerikan dhe filmi ende nuk është shfaqur aty.

Qytetarët kanë reaguar ndaj çmimit Oscar që filmi “Oppenheimer” mori, ndërsa do të filloj të shfaqet në Japoni më 29 mars, afërsisht tetë muaj pas debutimit të tij.

Polemika rreth përmbajtjes së filmit, e kritikuar nga disa për fshehjen e viktimave të bombardimeve dhe një fushatë pozitive marketingu, nxiti dyshimet nëse filmi do të shfaqej edhe në Japoni.