Filmi dokumentar “Mbijetesa dhe shkolla” i producentit dhe skenaristit Nuhi Bytyçi, me regji të Ilir Kabashit, drejtor të fotografisë Bekim Qyqalla, është shpërblyer me Çmimin e Publikut në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dea Open Film Festival, që u mbajt në Tiranë prej 15 – 19 tetor.
Në rrugëtimin e tij, për filmin dokumentar “Mbijetesa dhe Shkolla” ky eshte çmimi i 12-të.
Ky projekt është financuar nga QKK-Qendra Kinematografike e Kosovës dhe është mbështetur nga Komuna e Prishtinës.