Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në mërgim, që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës pasi votimi i diasporës ka filluar sot.
Ai ka postuar një video në llogarinë e tij në Facebook, në të cilën ka shkruar: “Të dashur vëllezër dhe motra në mërgim, nga sot ka filluar votimi për ju me postë. Ju që jeni regjistruar si votues, shfrytëzojeni këtë të drejtë, votoni”.