Sporti

Fillon superndeshja mes Brazilit dhe Norvegjisë në Kupën e Botës

07/05/2026 21:58
nga:Mergim Rreci

Emocionet kanë arritur kulmin, teksa ka nisur superndeshja mes Brazilit dhe Norvegjisë në fazën eliminatore të Kupës së Botës.

Brazili, pesë herë kampion i botës, hyn në fushë me synimin për të vazhduar rrugëtimin drejt trofeut të gjashtë, ndërsa Norvegjia kërkon të shkruajë histori dhe të eliminojë një nga favoritët kryesorë të turneut.

Atmosfera në stadium është elektrizuese, me mijëra tifozë që kanë krijuar një spektakël të vërtetë në tribuna. Të dyja skuadrat pritet të zhvillojnë një ndeshje të luftuar, ku çdo rast mund të jetë vendimtar për fatin e kualifikimit.

Mbetet të shihet se cila prej dy kombëtareve do të dalë fituese nga kjo përballje e madhe dhe do të sigurojë një vend mes tetë skuadrave më të mira të Kupës së Botës.

/GazetaBlic Sport/