Sporti

Fillon super finalja mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës

09/11/2024 20:01
nga:Mergim Rreci

Ka filluar finalja e Superkupës së Kosovës në basketboll.

Trepça dhe Sigal Prishtina po përballen në Palestrën “Sezai Surroi”, atje ku pritet të jetë një nedshje e jashtëzakonshme.

Bardhekaltrit në çerekfinale shënuan fitore ndaj Vëllaznimit 78:73, ndërsa në gjysmëfinale ndaj Pejës 91:80. Ndërkohë, mitrovicasit në çerekfinale shënuan fitore ndaj Borës 85:76 dhe në gjysmëfinale ndaj Golden Eagle Yllit 83:61.

‘GazetaBlic Sport’ do të ju mbajë të informuar për rezultatin e këtij takimi.