Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se kanë dalur në shitje biletat për ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kombeve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë.
Ky takim zhvillohet të dielën, me datë 05/06/2022, në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, përcjell GazetaBlic Sport.
Çmimet e biletave janë: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro. Një person mund të blejë deri në katër bileta.
Më poshtë gjeni linkun se ku mund të bleni një biletë për këtë takim.


