Sporti

Fillon shitja e biletave për ndeshjen Ballkani – Larne

07/23/2023 16:07
nga:L J

Skuadra e Ballkanit do ta vazhdojë aventurën europiane në garat kualifikuese të Conference League.

Ballkani u mposht nga Ludogorets me rezultatin e përgjithshëm 4-2, teksa tani në rrethin e dytë kualifikues do përballet me Larne FC (të marten) me ekipin nga Irlanda e Veriut, shkruan GazetaBlic Sport.

Shitja e biletave për këtë duel ka filluar sot në Suharekë.

Ja njoftimi i klubit:

“Tifozë të dashur,

Biletat për ndeshjen kualifikuese të rrethit të dytë në UEFA Conference League, Ballkani – Larne, tashmë janë në shitje.
Ato mund t’i siguroni në dy pikat e shitjes, në sheshin e qytetit të Suharekës si dhe te zyra e klubit, te stadiumi i qytetit.
Sot dhe nesër, nga ora 11:00 deri në orën 21:00, kurse të martën, deri në ora 17:00.
Poashtu në ditën e ndeshjes, biletat mund t’i siguroni edhe te zyra e mediave në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, deri në orën 19:00.
FC Ballkani – FC Larne, e martë 25 korrik 2023, ora 20:45.
Na priftë e mbara”, shkruhet në njoftim.

/GazetaBlic Sport