Sporti

Fillon sezoni | Liria menjëherë ankohet në referim pas humbjes me Trepçën

08/18/2024 22:38
nga:Lorik J

Sezoni i ri me zakone të vjetra.

Liga e Parë në futbollin kosovar ka nisur këtë javë, por me gjithë të, edhe ankesat e klubeve.

Në fakt, është Liria që sonte ka publikuar një komunikatë, ku është ankuar në referin kryesor të ndeshjes, Ersen Janovali.

Klubi prizrenas ka thënë se referi në fjalë i ka dëmtuar dhe i ka demotivuar futbollistët e këtij klubi që nga fillimi, me vendime të “çuditshme”.

“Gjyqtari kryesor i ndeshjes, Ersen Janovali, me apo pa direktiva për dëmtimin e klubit tonë dhe ndeshjes në përgjithësi, demotivoi që në fillim lojtarët dhe tifozët tanë me kartona të panevojshëm ndaj nesh, ndërhyrje të paakorduara që ndikuan në rrjedhën e ndeshjes, karton të kuq të paakorduar ndaj kundërshtarit, 2 penallti të qarta nuk u dhanë për ne dhe një gol i anuluar padrejtësisht”, thuhet në njoftimin e klubit.

Liria sot u mposht në “Përparim Thaçi” nga Trepça, me shifrat 2-1.