Lajme

Fillon seanca për zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës, të arrestuar për marrje ryshfeti për patentë-shoferë

11/26/2025 10:14
nga:G B

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, po mbahet seanca ndaj zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës, departamentit për patentë-shoferë.

Të njëjtit ishin arrestuar për marrje ryshfeti, me qëllim lehtësimin e marrjes së patentë-shoferëve për kandidatë

Si e dyshuar për këtë rast, më 12 qershor të këtij viti ishte arrestuar edhe nëna e reperit Ghetto Geasyt, Florije Kelmendi Selimi.