Lajme

Fillon seanca e radhës konstituive, deputetët sërish me vonesë

04/25/2025 10:25
nga:Y I

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë filluar të arrijnë në objektin e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të legjislaturës së nëntë.

Në Kuvend ka ardhur edhe e nominuara për kryeparlamentare nga LVV-ja, Albulena Haxhiu dhe deputetë të tjerë nga kjo parti.

Seanca është paraparë për të filluar në orën 10:00, por edhe kësaj radhe si çdoherë deputetët arrijnë me vonesë.

Kujtojmë se sot është tentativa e gjashtë me ardhë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit