Ka filluar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, shkruan GazetaBlic.
Në seancën e parë në diskutim ka pesë pika të rendit të ditës, kurse seanca e dytë ka 20 pika.
Rendi i ditës për seancën e parë:
I. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:
14. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-104 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale
II. Pika e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:
11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.
III. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 14 prill 2022:
8. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb.
IV. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 14, 19 prill, 11 dhe 19 maj 2022:
7. Votimi i Mocionit nga debati parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.
V. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 26 maj, 6 dhe 14 qershor 2022:
10. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.


