Mbi 100 shtete po marrin pjesë në Samitin për Demokraci të organizuar nga presidenti Joe Biden, event ky i cili filloi këtë të enjte.
Presidenti Joe Biden pak më parë u është drejtuar të gjithë pjesëmarrësve të samitit, duke thënë se demokracia po përballet me” sfida të qëndrueshme dhe alarmante”.
“Demokracia ka nevojë për kampion dhe që të ripërtrihet ka nevojë për përpjekje të vazhdueshme. Demokracia nuk ndodh aksidentalisht, duhet të kalohet në secilën gjeneratë”, ka thënë Biden.
Ndërkohë, Kosovën në këtë samit do ta përfaqësojë presidentja Vjosa Osmani e cila do të ketë tre minuta kohë për fjalim.
Nga presidenca, kanë bërë të ditur se Osmani në fjalën e saj në këtë Samit do t’i paraqes pikat kryesore të zotimeve të Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, bashkëpunimit ndërkombëtar në luftimin e autokracive, fuqizimit të rolit të grave në shoqëri dhe krijimin e mekanizmave për të siguruar zbatimin e zotimeve.


