Në 21 komuna të ndryshme sot është zhvilluar raundi i dytë i votimeve për zgjedhjen e kryetarëve, pas zgjedhjeve të 17 tetorit.
Ky është uebi ku mund të njoftoheni lidhur me pjesëmarrjen në votime dhe rezultatet preliminare të raundit të dytë të zgjedhjeve: https://zgjedhjet2021.org
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se procesi i sotëm zgjedhor ishte i qetë.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka njoftuar se në orën 19:00 ka përfunduar procesi i votimit dhe janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit.
Radoniqi tha se sipas të dhënave preliminare deri në orën 19:00 dalja e qytetarëve në votime ishte 475 mijë e 751 qytetarë apo 37.88% nga 1 milion e 260 mijë e 571 qytetarë.
Kryetari i KQZ-së më tej shtoi se tashmë në ueb faqen e KQZ-së kanë filluar të shfaqen edhe rezultatet preliminare në ato komuna ku ka përfunduar procesi i numërimit të fletëvotimeve.
Rezultatet preliminare të raundit të parë, të mbajtur më 17 tetor, mund t’i gjeni këtu: https://r1.zgjedhjet2021.org


