Lajme

Fillon protesta në Gjilan, kërkohet zbardhja e vrasjes së Engjëll Smerqakut

10/23/2021 16:25
nga:M K

Ka filluar protesta në Gjilan nëpërmjet së cilës po kërkohet zbardhja e vrasjes së 19-vjeçarit Engjëll Smerqaku.

19- vjeçari u ther me thikë për vdekje një vit më parë para banesës së tij, në këtë qytet.

Protesta po zhvillohet para Kuvendit Komunal në Gjilan dhe pritet të zgjas 20-30 minuta.