Ka filluar para pak çasteve ndeshja mes Liepajas dhe Gjilanit.
Ky ballafaqim po luhet në “Daugava Liepaja”, në kuadër të ndeshjes kthyese të raundit të parë të kualifikimeve për Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.
Skuadra kosovare ka fituar takimin e parë në Prishtinë me rezultatin 1:0, falë golit të Albert Dabiqajt.
GazetaBlic Sport do t’ju mbajë të informuar për çdo risi nga dueli i sotëm që cakton se cila skuadër kalon tutje në raundit e dytë të kualifikimeve, aty ku po i pret Young Boys.


