Romanca mes Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj vazhdon të jetë kryefjala e medieve rozë.
Ndaj kësaj situate të papritur brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” kanë reaguar shumë fytyra publike, shkruan GazetaBlic.
Vëllau i Beatrixës, Alban Ramosaj ka zgjedhur “heshtjen” ndaj gjithë këtyre polemikave të kohëve të fundit.
E vetmja shenjë që Albani ka dhënë për të treguar se e përkrah lidhjen e Beatrixës dhe Donaldit është një “follow” në Instagram.

Albani dhe Donaldi kanë filluar të ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe kjo ka mjaftuar që të aludohet se tashmë do të fillojë një miqësi mes tyre, pas daljes nga shtëpia./GazetaBlic/



