Lajme

Fillon mësimi në gjimnazin “Ismail Qemali” në Komunën e Kamenicës

09/12/2022 09:18
nga:Y I

 Eshtë raportuar se ka filluar mësimi në gjimnazin “Ismail Qemali” në Kamenicë.

Raportohet se nxënësit e kësaj shkolle kanë filluar mësimin nga ora 08:00.

“Procesi mësimor ka filluar nga ora 8 e mëngjesit, ku nxënësit ishin duke pritur para shkollës e tani të gjithë janë të nëpër klasa”

“Ne kemi biseduar edhe me drejtorin e kësaj shkolle Selaim Klaiqi, i cili ka hezituar të prononcohet para kamerës për shkak të presionit të madh nga SBASHKU, ndërkaq ai na ka premtuar se do të ketë një deklaratë” deklaroi gazetarja e Kanal 10.

Sipas drejtorit shumica e nxënësve iu kanë përgjigjur thirrjes për mbajtjen e mësimit.

“Jemi njoftuar nga ai se janë 30% e nxënësve të cilët nuk kanë ardhur në shkollë, ndërkaq janë 90% e nxnësve të cilët I janë përgjigjur thirrjes për mbjatjen e mësimit.”

Nis viti i ri shkollor në Shqipëri