Lajme

Fillon largimi i barrikadave nga pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak

08/01/2022 11:13
nga:N M

Kanë filluar të largohen bllokadat nga pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, ku ishin të vendosura që nga mbrëmja e së dielës, nga serbët lokalë të komunave veriore serbe.

Ky veprim vjen pasi Qeveria e Kosovës, ka marrë vendim që të shtyhen masat për reciprocitet me Serbinë për cështjen e targave dhe letërnjoftimeve.

Kërkesën për shtyrjen e vendimit e ka bërë ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.

Bllokohen me kamiona rrugët e fshatrave të banuara me shqiptarë në Veri, flet një nga banorët për Gazeta Blic