Sporti

Fillon Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës

04/06/2022 11:00
nga:Mergim Rreci

Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka filluar punën e tij.

Kuvendi po mbahet në ambientet e FFK-së, përcjell GazetaBlic Sport.

Agim Ademi është kandidati i vetëm në garë për kryetar të FFK-së, pasi Gramoz Vokrri u eliminua nga kjo garë për shkak të disa nënshkrimeve të delegatëve të cilat ishin shpallur të pavlefshme nga FFK.