Sot ka nisur Kampionati Evropian i Xhudos në Tbilisi të Gjeorgjisë me rreth 400 xhudistë nga 40 shtete të ndryshme.
Natyrisht, në këtë kompeticion merr pjesë edhe Kosova, shkruan GazetaBlic Sport.
Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi do të ballafaqohet me Tereza Bodnarova në raundin e 16’të, pasi në të parin kaloi si e lirë.
Fatjona Kasapi kaloi raundin e parë, pasi mposhti bullgaren Gabriela Dimitrova.
/GazetaBlic Sport


