Sporti

Fillon gjithçka në “Fadil Vokrri”, Kosova kërkon vetëm fitoren ndaj Qipros

09/27/2022 20:44
nga:Mergim Rreci

Ka filluar ndeshja mes Kosovës dhe Qipros.

Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht interesante, me “Dardanët” që kërkojnë vetëm fitoren, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, nuk do ta ketë aspak të lehtë kjo për faktin se edhe mysafirët me një fitore të mundshme do të shpëtonin nga rënia.

Trajneri Giresse ka preferuar që në vijën e sulmit të luajë me Zenelin, Rashanin dhe Muriqin.

Kosova: Ujkani, Hadërgjonaj, Rrahmani, Kryeziu, Rrudhani,Fazlijii, Muslija, Celina, Rashani, Muriqi, Zeneli.

GazetaBlic Sport do të ju informojë vazhdimisht për rrjedhën e ndeshjes.