Bad News Eagles po luajnë sot në turneun e rradhës, “Elisa Master Espoo 2022”.
Gamerat shqiptarë fillimisht janë përballur me SAW, ku kanë gjetur fitoren me rezultat 16:12 në “Ancient”, shkruan GazetaBlic Sport.
Në duelin e dytë “BNE” patën përballë skuadrën “Astralis” në duelin e zhvilluar në “de_Mirage”.
Ishte ndeshje e vështirë, ku asnjëra nga skuadrat nuk arriti të gjejë fitore në raundet e rregullta pasi dueli u mbyll 15-15.
Në “Overtime” më të mirë ishin Astralis duke fituar me rezultat 19-16.
Edhe ndeshjen e tretë ndaj “500” pësuan në “De_Dust2”, tani po luhet ndeshja ndaj “Complexity”.
KËTU mund ta shihni ndeshjen.


