Lajme

Fillon dita e dytë e bisedimeve midis Ukrainës, Rusisë dhe Amerikës në Abu Dhabi

02/05/2026 12:07
nga:Sh R

Ekipi negociator ukrainas në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe ka filluar ditën e dytë të bisedimeve trepalëshe me Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara, që synojnë zgjidhjen e luftës me Rusinë.

Rustem Umerov, Sekretari i Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës, njoftoi për këtë në profilin e tij në Facebook

“Dita e dytë e negociatave në Abu Dhabi ka filluar, ka shkruar Umerov, transmeton Telegrafi.

“Po punojmë në të njëjtat formate si dje: konsultime trepalëshe, punë në grupe dhe sinkronizim i mëvonshëm i pozicioneve. Rezultatet do të pasojnë”, shtoi ai.

Duke komentuar mbi progresin e bisedimeve në Abu Dhabi më 4 shkurt, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, foli për lajme të mira dhe të këqija.

Sipas Rubios, lajmi i mirë është se lista e çështjeve të pazgjidhura që ekzistonin midis Ukrainës dhe Rusisë është ngushtuar ndjeshëm.

Delegacioni ukrainas po përgatit një raport për presidentin Volodymyr Zelensky mbi rezultatet e ditës së parë të negociatave, të cilat përfunduan më 4 shkurt.