Lajme

Fillojnë votimet në Preshevë

04/03/2022 08:09
nga:Donika Fetahu

Ka filluar procesi i votimit në komunën e Preshevës për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Serbi.

Partitë shqiptare në Luginën e Preshevës po garojnë me dy lista zgjedhore me gjithsej 20 kandidatë për deputetë.

Në garë janë koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar me bartës liste, Shaip Kamberi dhe Alternativa Demokratike Shqiptare me bartës liste, Shqiprim Arifi.

KosovaPress po qëndron në Luginën e Preshevës ku do të përcjell nga afër procesin e votimit për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale serbe.