Lajme

Fillojnë përgatitjet e fundit për ceremoninë e varrimit të Haxhi Thaçit

13 orë më parë
nga:G B

Kanë filluar përgatitjet e fundit për zhvillimin e ceremonisë së varrimit të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ceremonia do të mbahet në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj, nën patronazhin e kryetarit të komunës, Fadil Nura.

Homazhet do të zhvillohen në këtë palestër nga ora 09:00 deri në 12:00, ndërsa mbledhja komemorative do të mbahet nga ora 12:00.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 15:00, në varrezat e fshatit Burojë, Skenderaj.