Gani Elshani, nënkryetar i PAI-së, ka publikuar sot një njoftim për prishjen e koalicionit me LVV-në.
Elshani tha se ky subjekt politik do të dalë nga koalicioni, bashkë me zv/ministrin e emëruar të saj, sipas marrëveshjes me LVV-në, si dhe këshilltarët politikë që janë pjesë e qeverisë.
“Njoftim: Për elektoratin e Partisë së Ashkalive për Integrim. Prishet kualicioni PAI me VV në nivel qëndror. Largohën nga detyra zv.ministri dhe këshilltarët”, ka shkruar Elshani.
Pas zgjedhjeve nacionale të 14 shkurtit, kryeministri Kurti emëroi Resul Makreshin nga Partia e Ashkalinjve për Integrim në pozitën e tëvendësministrit të Financave.
PAI, përfaqësohet me një deputet në Kuvendin e Kosovës. Ai është Bekim Arifi, pjesë e Grupit Parlamentar 6+.