Lajme

Filloi loja më e madhe shpërblyse e Albi Market “Çka po pret?”

07/01/2022 15:37
nga:K G

Rrjeti i marketeve për çdo familje, Albi Market filloi lojën më të madhe shpërblyese ‘Çka po pret’ ku klientet e Albi Market do kenë mundësinë të fitojnë shpërblime të mëdha përgjatë muajit Korrik, Gusht dhe Shtator.

Shpërblimet këtë vit do jenë: 10x bird TROTINETA ELEKTRIK, 10x Iphone 13 Pro Max, 10x SMART TV SAMSUNG 55′, 70x VOUCHERA ALBI TEKSTIL, 100x VOUCHERA ALBI MARKET, 100x VOUCHERA ALBI MARKET KLAN KOSOVA ndërsa premia është 4x OPEL CORSA 2022.

Loja do të zhvillohet në gjithë Kosovën në të gjitha pikat e Albi Market për 3 muaj ku çdo konsumator mund të bëhet pjesë e lojës shpërblyese duke i ndjekur rregullat përkatëse. Rregullat e lojës janë se për çdo blerje me shumë 20€ e cila përfshinë një nga produktet e brendeve pjesëmarrëse në lojë, konsumatori pranon kuponin për lojë shpërblyese të cilin pastaj duhet vendosur në kutinë përkatëse për lojë. Për çdo blerje shtesë prej 10€ marrin edhe një kupon shtesë, e cila nënkupton se shansat për të qenë fitues i lojës shpërblyese është më e madhe.

Albi Market është një ndër zingjirët kryesorë të marketeve në Kosovë, një rrjet të marketeve prej gjithsej 26 lokacioneve në Kosovë. Është e rëndësishme të përmendet se suksesi i Albi Market është i bazuar në produktet e freskëta që i servohen konsumatorëve, si frutat, mishi i freskët, rreth 100 produkte nga furra, lloje të ndryshme të djathërave, si dhe ushqimet e tjera të freskëta që vijnë nga bregdeti shqiptar. Pjesë e suksesit është edhe hapësira e madhe, niveli i pastërtisë, si dhe shkalla e lartë e shërbimit korrekt ndaj konsumatorëve. Qëllimi kryesor i Albi Market është që të vazhdojë të zgjerohet dhe të jetë lider i dyqaneve zingjirore në Kosovë.