Ish-kampioni botëror i boksit, Vladimir Klitschko, vëllai i të cilit është kryetari i bashkisë së Kievit, lavdëroi Gjermaninë për ndihmën e saj pas takimit që pati me zyrtarët në Berlin.
Klitschko dhe vëllai i tij Vitaly, gjithashtu ish kampion botëror i boksit, kanë lidhje të forta me Gjermaninë, pasi ata kanë kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tyre profesionale atje, raportoi Reuters.
Vëllezërit Klitschko më herët kishin kritikuar ashpër Gjermaninë, se ky vend nuk kishte bërë aq sa duhet për të ndihmuar Ukrainën që të përballet me agresionin rus.
Në një video të xhiruar para Bundestagut, të postuar në Tëitter, Vladimir Klitschko tha se gjatë vizitës së tij dyditore ai mund të bindet se të dy kombet janë “tani janë vërtet vëllezër dhe motra në kuptimin figurativ” dhe shtoi se vendi i tij nuk do ta harrojë kurrë mbështetjen e Gjermanisë.
Gjatë vizitës, Vladimir Klitschko u takua me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe ministrat e Punëve të Jashtme, Financave dhe Ekonomisë.
“Klitschko dhe delegacioni i tij sollën në Ministrinë e Punëve të Jashtme shpirtin luftarak ukrainas që na arrin me foto të panumërta çdo ditë”, shkroi ministrja e Jashtme Analena Bearbok në Instagram.
Danke deutsches Bruderland!
Thx German Brother Country!
???#Germany #Berlin #Support #FreeUkraine #WeAreAllUkrainians #StandWithUkraine #StopTheWar #Ukraine #United #StandTogether #StopWar pic.twitter.com/mdEzmB7gOM— Klitschko (@Klitschko) April 2, 2022


