Lajme

Fillimi i Inventarizimit të Pyjeve në Deçan, Ramosaj: Hap i rëndësishëm drejt menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve

09/09/2025 18:07
nga:G B

Bashkim Ramosaj, kryetar dhe kandidat i AAK-së për kryetar të Deçanit, është takuar sot me ekipet profesionale të FAO-s, përfaqësuesin e Agjencisë Pyjore të Kosovës – Zyra Koordinuese në Pejë, Bashkim Lajqi, si dhe zyrtarin për pylltari në FAO, Ergin Hajredini, me rastin e fillimit të Inventarizimit të Pyjeve në Komunën e Deçanit, raporton Gazeta Blic.

“Ky proces, i mbështetur nga Suedia dhe Bashkimi Evropian, është një hap i rëndësishëm drejt menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve, të cilat për Deçanin janë pasuri e çmuar për zhvillimin ekonomik, turizmin dhe mbrojtjen e mjedisit”, ka shkruar Ramosaj.

Postimi i tij i plotë:

Sot pata kënaqësinë të pres në takim ekipet profesionale të FAO-s, përfaqësuesin e Agjencisë Pyjore të Kosovës – Zyra Koordinuese në Pejë, z. Bashkim Lajqi, si dhe zyrtarin për pylltari në FAO, z. Ergin Hajredini, me rastin e fillimit të Inventarizimit të Pyjeve në Komunën e Deçanit.

Ky proces, i mbështetur nga Suedia dhe Bashkimi Evropian, është një hap i rëndësishëm drejt menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve, të cilat për Deçanin janë pasuri e çmuar për zhvillimin ekonomik, turizmin dhe mbrojtjen e mjedisit.

Faleminderit për bashkëpunimin dhe mbështetjen në këtë projekt që i shërben jo vetëm komunës sonë, por gjithë Kosovës.

BR