Sporti

Filippo Inzaghi shumë pranë rikthimit në Serie A

05/31/2024 22:37
nga:E K

Filippo Inzaghi shumë pranë rikthimit në Serinë A. Ish sulmuesi i njohur u shkarkua nga Salernitana në fillim të muajit shkurt, por duket se shumë shpejt do të ulet në një tjetër pankinë.

Klubi i Veronës ka nisur kontaktet me Super-Pippon dhe dëshiron t’i besojë drejtimin e skuadrës për sezonin e ri, pas dorëheqjes së Marco Baronit, me këtë të fundit që vendosi të largohej fill pasi siguroi mbijetesën e ekipit në elitën e futbollit italian.

Media italiane bën me dije se kandidatët për stolin e Veronës janë dy, Filippo Inzaghi, me të cilin kanë nisur tashmë edhe kontaktet e para dhe Alessio Dionisi, ish-trajner i Sassuolos, i cili gjithashtu u shkarkua në fillim të këtij viti nga klubi emilian.