Lajme

Fiks një javë nga vrasja në “Bon Vivant”, Prokurorisë i bie ‘ndërmend’ për Dukën, e shpallë në kërkim

08/11/2023 10:26
nga:Gazeta Blic

Policia e Kosovës fiks një javë pas vrasjes së Kastriot Ramadanit dhe plagosjes së disa personave në “Bon Vivant”, e ka shpallur në kërkim personin i cili ishte i përfshirë në këtë rast, Dukagjin Nikollën, i njohur si Duka, raporton Gazeta Blic.

“Policia e Kosovës, mbështetur në urdhëresën e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti për Krime të Rënda, paraqet para jush fotografinë e të dyshuarit të shpallur në kërkim, i dyshuar për implikim në veprat penale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Njoftimi i plotë:

Person i shpallur në kërkim

Prishtinë, 11 gusht 2023- Policia e Kosovës, mbështetur në urdhëresën e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti për Krime të Rënda, paraqet para jush fotografinë e të dyshuarit të shpallur në kërkim, i dyshuar për implikim në veprat penale;

– “Vrasja e Rëndë në Tentativë” nga Neni 173, lidhur me nenin 28, të KPK-së,
– “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” nga Neni 356 të KPK-së,
– “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga Neni 367 të KPK-së, si dhe
– “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” nga Neni 366 të KPK-së.

Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarve të shpallur në kërkim.

Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë arrestimit sa më të shpejtë të tyre.