Lajme

Fiknete Bejta viziton KF Arbëria në Lipjan- Sporti duhet të marrë më shumë vëmendje nga institucionet!

02/04/2025 19:12
nga:Y I

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Fiknete Bejta, ka zhvilluar vizitë në KF Arbëria në Lipjan ku u prit nga drejtori dhe futbollistët.

Bejta tha se sporti duhet të marrë më shumë vëmendje nga institucionet.

“Djemtë e Arbërisë janë në rrugë të mbarë drejt Superligës – dhe nga sot kanë një tifoze e përkrahëse të re në Kuvend.Do të jemi gjithmonë pranë të rinjve e të rejave tona” shkruan Bejta raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Sporti është energji, pasion dhe shëndet. Vizita në KF Arbëria në Lipjan, ku më pritën drejtori Ibrahim Krasniqi dhe futbollistët, ma forcoi bindjen se sporti duhet të marrë më shumë vëmendje nga institucionet.

Djemtë e Arbërisë janë në rrugë të mbarë drejt Superligës – dhe nga sot kanë një tifoze e përkrahëse të re në Kuvend.

Do të jemi gjithmonë pranë të rinjve e të rejave tona.

#Netja69 #BëhuNdryshimi #LDK124