Lajme

Fiknete Bejta shprehet e kënaqur me mikpritjen e qytetarëve të Mramorit: Le të bëhemi ndryshimi që i duhet Kosovës më 9 shkurt

01/22/2025 15:35
nga:N K

Kandidatja për deputete me numër 69, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fiknete Bejta, shprehet e kënaqur me takimin e mbajtur në lagjen Suteska të Mramorit.

Bejta thekson se gjatë takimit kanë bashkëbiseduar me qytetarët, si dhe kanë ndarë ide e prezantuan programin e LDK-së, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për fitoren që na pret më 9 shkurt.

“Ishte kënaqësi e veçantë takmi i mbrëmshëm me qytetarët e lagjes Suteska në Mramor. Gjatë bashkëbisedimit, ndamë ide dhe prezantuam programin e LDK-së, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për fitoren që na pret më 9 shkurt”, thuhet në postimin e saj në Facebook.

Tutje ajo ka një falendërim të veçantë për mikpritjen dhe për mbështetjen e Shefki Gashit, një kontribues i gjatë dhe i vyer i LDK-së.

“Le të bëhemi NDYSHIMI që i duhet Kosovës më 9 shkurt”, shkroi tutje Bejta.

Postimi i plotë: