Kandidatja e LDK-së për deputete, Fiknete Bejta, mori pjesë në promovimin e librit “Rugova – Prijësi Intelektual”, kushtuar Presidentit historik Ibrahim Rugova, në 19-vjetorin e kalimit të tij në amshim, raporton GazetaBlic.
Bejta theksoi se Rugova, si arkitekt i Republikës së Kosovës dhe pishtar i shpresës, udhëhoqi popullin me urtësi dhe vizion gjatë periudhave të vështira.
Ajo nënvizoi se trashëgimia e tij vazhdon të jetë burim frymëzimi për brezat e rinj, duke i udhëzuar ata ta duan dhe ta ndërtojnë Kosovën mbi themelet e demokracisë.
“Pusho në paqe, President!” – përfundoi Bejta.