Lajme

Fiknete Bejta: Kamenica meriton investime, rinia s’duhët të ikë

01/26/2025 13:43
nga:G C

Kandidatja e LDK-së për deputete me numrin 69, Fiknete Bejta, ka zhvilluar një takim me banorët e Karaçevës dhe fshatrave përreth, të organizuar nga ish-Kryetari i Kamenicës, Shaip Surdulli, raporton GazetaBlic.

Gjatë vizitës, së bashku me Lutfi Hazirin, Valentina Bunjaku-Rexhepin dhe Bajrush Ymerin, ata dëgjuan shqetësimet e qytetarëve të kësaj komune kufitare.

Bejta theksoi se Kamenica, me bukuritë dhe resurset e saj, meriton më shumë vëmendje dhe investime nga Qeveria, duke u angazhuar për të ndalur zbrazjen e rinisë dhe për të siguruar shpërndarje të drejtë të investimeve.