Fiknete Bejta, kandidate e LDK-së për deputete me numrin 69, ka zhvilluar një takim të ngrohtë me qytetarët e Janjevës së Lipjanit, ku diskutuan për investimet e nevojshme në infrastrukturë, të cilat, sipas saj, do të realizohen pas 9 shkurtit me Kryeministrin e ardhshëm, Lumir Abdixhiku, raporton GazetaBlic.
Ajo theksoi se Janjeva tashmë ka përfituar nga qeverisja e LDK-së dhe, me përkrahjen e LDK-së në Qeveri, përfitimet për Janjevën dhe të gjithë Kosovën do të jenë më të mëdha.
E plotë:
Një takim i ngrohtë me qytetarët e Janjevës së Lipjanit, ku bashkë diskutuam për investimet e nevojshme në infrastrukturë që do të realizohen pas 9 shkurtit me Kryeministrin e ardhshëm Lumir Abdixhiku.
Janjeva e njeh tashmë dorën e LDK-së në qeverisje me kryetarin e Lipjanit, Imri Ahmeti, por me LDK-në në Qeveri, përfitimet për Janjevën dhe gjithë Kosovën do të jenë edhe më të mëdha.
#Netja69 #BëhuNdryshimi #LDK124


