Sporti

Figo dhe kërcënimet me grevë: “Me më pak ndeshje, ulen kontratat”

09/20/2024 08:12
nga:Mergim Rreci

Rodri dhe Kounde kërcënuan me grevë si një formë proteste kundër UEFA-s dhe FIFA-s, për shkak të mbingarkesës së kalendarit sportiv.

Luís Figo pati një përgjigje për kërcënimet e tyre si një formë proteste kundër UEFA-s dhe FIFA-s, për shkak të mbingarkesës së kalendarit sportiv, transmeton GazetaBlic Sport.

“Sigurisht, është gjithmonë një temë e ndërlikuar. Mendoj se futbollistët kanë një kontratë me një subjekt, në këtë rast klubet dhe duhet të shohim cila është zgjidhja më e mirë”, ka thënë ai duke folur për shtypin spanjoll.

“Është logjike që ka gjithnjë e më shumë ndeshje. Sa më shumë ndeshje, aq më të mëdha janë kontratat dhe nëse zvogëlohen ndeshje, mendoj se do të ulen edhe kontratat. Pra, është një çështje ekuilibri, që është gjithmonë shumë e vështirë për t’u gjetur”, shtoi ai.

/GazetaBlic Sport/