Sporti

Figo besafon me preferencën e tij: Dua që Atletico Madrid ta fitojë Ligën e Kampionëve

04/21/2026 16:21
nga:Mergim Rreci

Ish-lojtari i Real Madridit, Luis Figo, befasoi me preferencën e tij për fituesin e Ligës së Kampionëve të këtij viti.

Figo komentoi ekipet e mbetura në gjysmëfinalet e turneut më prestigjioz evropian të klubeve, transmeton GazetaBlic Sport.

Ai nuk e fshehu simpatinë e tij për Atletico Madridin. Portugezi deklaroi kategorikisht: “Nga ekipet që mbeten në gjysmëfinale, do të doja që, pavarësisht se kam luajtur te Real Madridi, Atletico të jetë në gjendje të fitojë Ligën e Kampionëve pas kaq shumë vitesh dhe finaleve të humbura.”

/GazetaBlic Sport/