Showtime

Fifi u shpreh për mungesën e ish banorit Granitit

11/21/2021 14:59
nga:Genita C

Ish-konkurrenti i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”, Granit Cana ka qenë ndër më të komentuarit për marrëdhënien që kishte me këngëtaren kosovare, Filloreta Raçin e njohur si Fifi.

Tani pas largimit të tij nga shtëpia, duket se Fifi e ka ndjerë mungesën e Granitit.

Në një bisedë të zhvilluar sot, Sara e pyet Fifin nëse ajo e ka menduar Granitin gjatë këtyre ditëve.

Ajo u përgjigj duke thënë se kur ajo shikon Sarën me DJ PM i kujtohet çdo moment që ka kaluar me Granitin.

“Ti me PM më kujton marrëdhënien time që kisha me Granitin.Kur ju shoh ju, shikoj veten edhe pyes veten se a kam qenë dhe unë kaq mirë me Granitin. E mendoj atë gjithë kohës, më mungon shumë”, tha këngëtarja.