Showtime

Fifi sot feston ditëlindjen, urimi më i veçantë vjen nga i dashuri

03/31/2022 09:16
nga:G C

Fifi është njëra ndër këngëtaret më të përfolura të estradës shqiptare.

Ajo mori vëmendje të madhe me rrugëtimin e saj në “Big Brother VIP”, e më pas me lidhjen e saj me Adis Patushin.

E këngëtarja sot feston ditëlindjen e 28-të.

Kjo ditëlindje është e veçantë për këngëtaren pasi është kompletuar nga ana emocionale

Fifi mori urime të shumta për ditëlindje, e në mesin e tyre urimi që mori vëmendje ishte ai i të dashurit, Adisit.

“Ti je shpirti im dhe të adhuroj, urime ditëlindjen”, shkroi ai në mbishkrimin e imazhit që publikoi në ‘Instastory’.

Nuk mungoi as ripostimi nga ana e Fifit, duke e quajtur Adisin si gjysma e saj më e mirë.