Showtime

Fifi nuk e harroi debatin me Ilirin, ironizon me foto në Instagram

12/08/2021 22:04
nga:Genita C

Marrëdhënia mes Fifit dhe Ilirit u tensionua papritur në një pikë të lojës dhe ata nuk u ndanë mirë. E gjitha arriti kulmin kur në një debat, nisur nga batutat, ata kaluan në ofendime.

Fifi e quajti Ilirin “Balerin i dështuar” teksa Iliri iu përgjigj duke i thënë këngëtares “Gjysmake”, duke bërë kështu që të zhvillohet një debat i ashpër mes tyre. Po ashtu, Fifi ka thënë se balerini e ka quajtur këngën “Marova” si “vegetë”.

Ndonëse jashtë shtëpisë, duket se disa gjëra kanë lënë shenjë te Fifi.

Sot përmes në Instastory, këngëtarja publikoi një paketim të vegetës duke i shkruar: “Kjo është vegeta”.