Këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi, e njohur me emrin e artit si Fifi, ka marrë propozimin për martesë në skenën e spektaklit televiziv “DWTS”, mbrëmjen e së premtes.
Adis Patushi iu ul në gjunjë, pasi këngëtarja mbaroi performancën, në spektalin ku edhe është konkurrente.
Të dy të emocionuar shpërthyen në lot në atë moment, teksa edhe Fifi u ul në mes të skenës.
“Po”, dëgjohet duke thënë Fifi, ndërsa audienca ka nisur të brohorasë dhe të duartrokasë.
Fifi dhe Adisi, janë prindër të një djali të quajtur Theo Mal, që erdhi në jetë më prill 2023.