Showtime

Fifi me disa fjalë për Adriana Matoshin

12/01/2021 17:54
nga:Genita C

Aktorja e mirënjohur dhe deputetja, Adriana Matoshi, ka përfunduar me sukeses operimin, pasi pas nëntë vitesh i është rikthyer tumori në tru.

Të shumta kanë qenë reagimet në rrjet në përkrahje të artistes nga Gjilani, derisa një gjë e tillë po vazhdon akoma.

Së fundmi një reagim u bë nga këngëtarja Filloreta Raçi – Fifi, e cila po pret me padurim që të takohet me Matoshin.

Fifi me një foto në InstaStory për Adrianën, iu referua asaj si njëra nga personat më të guximshëm që ajo njeh.