Showtime

Fifi flet për shoqërinë me Semin para BB VIP: Nuk hante, jetonte vetëm me alkool dhe cigare

11/08/2021 16:01
nga:Genita C

Këngëtarja shqiptare, Fifi, ka befasur me deklartën e fundit.

Ajo zgjedhi Granitin të bisedojë për Semin dhe kohën kur të dyja njiheshin jashtë programit, shkruan GazetaBlic.

Fifi tregoi se në një kohë shumë të keqe për Semin, ajo i qëndroi pranë.

“Ishim në festival bashkë, Semi ka qenë shumë keq. Kishte muaj që nuk hante, por jetonte vetëm me cigare dhe alkool. Ishte shumë e mbyluur në vetvete, rrinte gjithë kohës vetëm. Isha unë ajo që i qëndrova pranë, e mora në shtëpi, e merrja kudo me vete nëpër koncerte. Në fund ajo nuk më tha asnjë faleminderit. Më shkruante pafund më pas por unë nuk i ktheja përgjigje. Pak para se të hynim këtu i bëmë ‘block’ njëra-tjetrës, tha Fifi./GazetaBlic/