Showtime

Fifi flet për raportet me Granitin

01/16/2022 18:08
nga:Donika Fetahu

Këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi dhe Granit Cana janë padyshim dy ish banorët më të komentuar të Big Brtoher Vip për lidhjen e tyre brenda shtëpisë.

Në “Fun Club Big Brother Vip”, Fifi ka folur hapur për mardhënien e saj me Granitin. Ajo tha se janë shumë miq dhe është e lumtur që ka njohur dikë si Graniti, shkruan GazetaBlic.

Gjithashtu ajo ka folur edhe për pjesën që u gjykuar shumë pasi që kishte shprehur ndjenjat e saj.

“Me Granitin jam shumë qetë, e kam shumë xhan, jam shumë shok, jam shumë e lumtur që e kam njohur një njeri si Graniti, pavarësisht asaj që ka ndodhur brenda i ka secili arsyet e veta. I kam pa shumë njerëzit që flasin për raportin tim me Granitin. Unë nuk e di pse quhet mëkat për me pas qejf dikush dikënd.Nuk kam bërë vetëm unë aty, edhe ai. Gjithsesi nuk ma merr mendja se nëse unë e kisha pas një lidhje me Granitin do të kishte funksionuar. Jena me botë shumë të kundrëta. Shyqyr që u kry aty ku u kry”, u shpreh ajo./GazetaBlic/