Showtime

Fifi flet për paragjykimet ndaj Beatrix Ramosaj

01/24/2022 10:51
nga:Donika Fetahu

Lidhja e aktorit nga Shqipëria, Donald Veshaj dhe këngëtares nga Kosova, Beatrix Ramosaj, është përfolur jashtëzakonisht shumë në të gjitha rrjetet sociale.

Në prime-në e kaluar të “BBV” është larguar përfundimisht nga shtëpia, Beatrix Ramosaj, e cila ka qenë në televotim me partnerin e saj Donaldin dhe moderatoren Einxhel Shkira, shkruan GazetaBlic.

Por që nga dalja e saj Trixa ka qëndruar larg rrjeteve sociale pasi që nuk ka reaguar as nuk është shfaqur në emisionin “Fan Club”, për shkak të gjendjes jo të mirë emocionale.

Ajo pas daljes nga “BBV”, në studio u shpreh se po ndihet e frikësuar se çfarë e pret jashtë.Këngëtarja është gjykuar shumë për lidhjen e saj me aktorin brenda shtëpisë.

Për këtë gjë ka reaguar së fundmi këngëtarja e njohur e cila ka qenë pjesë e “BBV”, Filloreta Raçi, ndryshe e njohur si Fifi, teksa ishte live në Instagram, ajo tha:”Nuk është mirë të hidhet kaq shumë pluhur përmbi një femër, si për Trixën, si për Borën, si për cilëndo, vetëm ndaluni, gjykoni lojën e njerëzve, jo ndjenjat e tyre sepse kjo nuk është normale”./GazetaBlic/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @dbsimp