Showtime

Fifi flet hapur:”Nuk flisja me Romeon”

01/16/2022 20:22
nga:Donika Fetahu

Këngëtarja e njohur Fifi, ka qenë e ftuar në “Fan Club” ku tregoi disa të pathëna.

Ajo foli hapur për miqësit e saj për të cilat gjithmonë ka treguar se sa kanë rëndësi për të, shkruan GazetaBlic.

“Kam bërë miq, Kledin, shumë e lumtur që kam njohur një njeri si ai, i pastër, i saktë, shumë nice. Bushin tem, nëse në atë shtëpi janë futur 20 e ca banorë në kohën që isha unë, i vetmi banor që më ka mbështetur e mbrojtur është bushi. Kur më shikonte se kam pi 4 birra, më thoshte pastaj jo bush.Pastaj Donaldin që e kam pas takuar vetëm 1 herë. Romeon e kam pas shumë shok e kisha pak kohë që nuk flisja me të. Kur e pashë Donaldin thashë po tani, e muajin e parë kam pasur përplasje me të,” u shpreh Fifi

Ndërkohë ajo u pyet pse nuk e përshëndeti Ilirin dhe Arjolën në spektaklin e Vitit të ri, e cila u përgjigj duke thënë se balerinin nuk mund ta përshëndetja pas atyre gjërave që ai ka thënë

“Ilirin nuk e përshëndes kur mendon se aktroj për një gjë timen shëndetësore, edhe pse kërkoi falje. Jo se e kam kuptuar pas se nuk ke aktruar, por të ka rënë të fikët vërtetë.Arjolën nuk e përshëndeta, se isha atë natë në koncert dhe nuk e dija se si ka shkuar rrjedha e spektaklit. Kur shkova më tha Paloma se e kam përshëndetur unë dhe përshëndeta ata që i kam xhan”,shtoi këngëtarja./GazetaBlic/