Showtime

Fifi e inskenoi alivanosjen e mbrëmshme në Big Brother VIP? Kjo është videoja që flet shumë

11/24/2021 21:14
nga:Genita C

Mbrëmë spektakli i Big Brother VIP ka pasur ngjarje jo të zakonta, duke qenë se gjendja shëndetësore e Fifit ishte jo e mirë.

Një pjesë e publikut, tani Fifin po e quan aktore, e që sipas tyre ajo gjithçka e inskenoi vetë, pasi nuk mundet një person në atë gjendje të keqe të çohet aq shpejt në këmbë e madje të jetë në gjendje të ndërrojë dhe rrobat, të lyhet e aq më pak të bëjë valixhet gati për të lënë shtëpinë e Big Brother.

Dyshimet e tyre përforcohen edhe më shumë, duke qenë se tani është publikuar edhe një video tjetër nga ky moment, nga një kënd krejt tjetër gjatë spekaklit mbrëmë, kur Fifi bie për toke.

Ndjekësit e këtij formati, pasi kanë parë këtë video të re, kanë ngritur dyshimet për mënyrën se si ajo bie për toke.

VIDEO: https://video.gjirafa.com/untitled-design-5-mp4