Sporti

FIFA zbulon tre të nominuarit për çmimin e trajnerit më të mirë në botë

01/06/2022 15:52
nga:E K

FIFA ka zbuluar tre të nominuarit në garë për çmimin e trajnerit më të mirë në botë.

Tre të nominuarit janë trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, që kaloi një tjetër vit fantastik, ku fitoi titullin e Premierligës dhe EFL Cup.

Ndërkohë, në garë për çmimin e më të mirit nga FIFA, është edhe përzgjedhësi i Kombëtares së Italisë, Roberto Mancini që fitoi “Euro 2020” dhe i Chelseas, Thomas Tuchel, që fitoi Ligën e Kampionëve.

Fituesi do mësohet me 17 janar, në ceremoninë që bëhet në Zurich.