Sporti

FIFA vjen me ndryshim të rëndësishëm për Kupën e Botës 2022

06/23/2022 18:41
nga:Mergim Rreci

Një mbledhje e Këshillit të FIFA-s prezantoi një lajm të rëndësishëm për formatin e Botërorit të ardhshëm në Katar.

Ndryshimi më i rëndësishëm ka të bëjë me zgjerimin e listës së thirrur për çdo kombëtare: nga 23 lojtarë në 26, përcjell GazetaBlic Sport.

Kjo ka të bëjë me kushtet e veçanta në të cilat do të luhet turneu, në mes të sezonit futbollistik, në mëshirën e një kalendari shumë të ngarkuar dhe pasojat e Covid-19.